Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Lautaro në plan të dytë, Barcelona zgjedh një tjetër sulmues

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 14:16 | Futboll
Lautaro në plan të dytë, Barcelona zgjedh një tjetër

Barcelona ka zgjedhur Memphis Depay për të zëvendësuar Luis Suarez në krye të sulmit. Sipas medias holandeze “Telegraf”, klubi blaugrana dhe ai francez i Lyon, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit 26-vjeçar.

25 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë të tjera sipas kushteve të kontratës. Kjo është formula që do të zbatojë Barcelona për Depay, i cili këtë fundjavë pritet të prezantohet në Barcelonë. Në këtë mënyrë, pista Lautaro Martinez bëhet thuajse e pamundur për katalanasit që nuk do të kenë financat e nevojshme për afruar edhe sulmuesin argjentinas. Nga kjo situatë, rinovimi i Martinez tek Inter do të ishte i pashmangshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë