“Marrëveshja Kosovë-Serbi e bën botën më të sigurt”. Së shpejti, vizita e Trump në Prishtinë

MB TRUMP KOSOVA.duplicate frame 704 1100x620

Administrata Trump i rikthehet sërish marrëveshjes Kosovë-Serbi. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Departamenti i Shtetit vlerëson ujdinë e arritur dhe, siç thotë, guximin e madh të treguar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç për normalizimin ekonomik.

“Duke vepruar kështu, ata bënë që vendet e tyre, Ballkani dhe Bota të jenë më të sigurt”, shkruhet në postimin e DASH. Ndërsa, i dërguari i posaçëm për dialogun, Richard Grenell, ka konfirmuar se shumë shpejt Presidenti Trump do të vizitojë Kosovën dhe rajonin. Megjithatë nuk ka konfirmuar një datë.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë për vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohet me një gjë të tillë”, është shprehur Grenell për Radion Serbe në Çikago, sipas asaj që raportojnë media të Kosovës.