Meta në krah të opozitës: Kërkesa për ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar

30 KORRIK 2019 ILIR META frame 18047 1100x620

Presidenti Meta ka dalë në krah të opozitës në lidhje me ngërçin e krijuar në këshillin politik për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e 100% të listave.

Kreu i shtetit e konsideron legjitime kërkesën e opozitës dhe kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen sa më shpejt duke respektuar marrëveshjen e arritur në 5 qershor.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.