Nga Erdogan te Mitsotaqis, Rama mbërrin në Athinë: Marrëdhëniet e dy popujve, busulla jonë

darka 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur, mbrëmjen e së martës në Athinë, ku është pritur nga homologu vendas, Kyriakos Mitsotaqis, me të cilin ka pasur dhe një darkë pune.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale falënderon kryeministrin grek për mikpritjen dhe vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë që do të zgjasë edhe ditën e nesërme, burimet raportojnë se pritet të diskutohet dhe për çështjen e detit, një diskutim ky që ka shkaktuar një debat të ashpër në të dy anët e kufirit.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin turk Erdogan dhe pas vizitës në Greqi ai pritet të udhëtojë drejt Berlinit.