Ngjarje e shëmtuar në Durrës, vret qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë

Inkedqeni LI 1100x620

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Sukth të Durrësit. Një person ka vrarë një qen duke e tërhequr zvarrë me makinë.

“Animal Rescue Albania” ka publikuar fotot nga vendngjarja dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për këtë rast.

“Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe e ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë? Pas kësaj makine është monstra e vërtetë, personi që buzëqesh me gjakftohtësi teksa torturon deri në vdekje këtë qen të gjorë është familjar i juaji, është kushëriri juaj, është komshiu juaj, është miku juaj, është kolegu juaj… nuk i dihet kurrë se nesër këtë krim nuk do ta kryejë në dëmin tuaj”, shkruan në Facebook “Animal Rescue Albania”.

View this post on Instagram

🆘💔‼️ SHPERNDANI 🆘💔‼️ DENONCONI 🆘💔‼️ REAGONI I gjori vogelush cfare mendoje valle teksa perpiqeshe me putrat e tua te kundershtoje mostren qe te terhiqte zvarre pa' meshire? Vertete mendove se trupi yt i brishte perpara atij monstruoziteti do i'a dilte? Vertete mendove se monstra qe buzeqeshte duke thene se te kishte nxjerre nje shetitje do te ndalej nga dhimbja jote? Cfare mekati kaq te madh kishe bere vogelush qe te terhoqen zvarre deri ne vdekje, qe te torturuan derisa pe vdekjen ne sy dhe e ndjeve ne cdo qelize tenden? Ke lehur shume? Ke ngrene pulat? Apo mos ishe valle i semure? Pas kesaj makine eshte monstra e vertete, personi qe buzeqesh me gjakftohtesi teksa torturon deri ne vdekje kete qen te gjore eshte familjare i juaji, eshte kushuriri juaj, eshte komshiu juaj, eshte miku juaj, eshte kolegu juaj… nuk i dihet kurre se neser kete krim nuk do ta kryej ne demin tuaj. Nese e doni jeten, veten, femijet, familjaret, miqte tuaj denonconi kete Monster. Ftojme secilin nga ju te dergoj kete e-mail ne adresat: [email protected] [email protected] [email protected] [email protected] [email protected] [email protected] "Te nderuar, Fotografite bashkelidhur dokumentojne vrasjen me dashje te nje kafshe shtepiake. Ngjarja ka ndodhur ne Sukth, Durres. Ne zbatimi te neneve 207b dhe 207c te Kodit Penal ne RSH, kerkoj nga institucioni juaj hetimin e ngjarjes dhe vendosjen perpara drejtesise te autorit sipas parashikimeve ne ligj. Duke i'u falenderuar paraprakisht per bashkepunimin, Nderime Emer Mbiemer"

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania) on