Nuk ka datë për tryezën ndërqeveritare, Cakaj: Varet nga kushtet që nuk janë përgjegjësi e ekzekutivit

cakaj nderqeveritare frame 2110 1100x620

Qeveria shqiptare nuk ka një datë për uljen në tryezën ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Në Komisionin e Integrimit, zv.ministri i jashtëm, Gent Cakaj, nguroi t’i japë një përgjigje kryetares Rudina Hajdari, por zbuloi se pavarësisht skenarëve, qeveria po lobon te vendet anëtare që të mundësojnë tryezën.

“Natyrisht që skenari ideal është për dhjetor, por nuk dua të jap premtime pa mbulesë, duke qenë se nuk ka një datë fikse për një konferencë ndërqeveritare. Varet shumçka nga performanca jo vetëm e qeverisë, por edhe institucioneve të pavarura dhe kushteve që lidhen me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë”, tha Cakaj.

“Realisht nuk janë përgjegjësi e ekzekutivit, ndaj edhe ne jemi angazhuar dhe kemi filluar një fushatë diplomatike në të cilën është i përfshirë edhe kryenegociatori për të sensibilizuar të gjitha vendet anëtare për rëndësinë e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Por duhet pasur parasysh se ajo kushtëzohet nga plotësimi i disa masave. Në këtë kuptim do të ishte më e drejtë të mos jap një datë”.