Nuk tërhiqet nga kërkesat, opozita kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik

WhatsApp Image 2020 09 15 at 16.49.16 1100x620

Disa minuta pas përfundimit të takimit me ambasadorët Moses-Ones, Soreca, Norman etj. opozita ka bërë një kërkesë për thirrjen e mbledhjes së radhës së Këshillit Politik.

Përfaqësuesit e opozitës në këtë këshill, Bylykbashi dhe Vasili kanë kërkuar që kjo mbledhje të mbahet ditën e mërkurë në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për çështjet e mbetura ende të pazgjidhura.