Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Protesta e naftëtarëve, Dautaj: Gjykata na ka dhënë të drejtë, por zgjidhje nuk kemi ende

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 10:47 | Sociale
Protesta e naftëtarëve, Dautaj: Gjykata na ka dhënë të

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme, me kërkesat për rifillimin e punës dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, deklaroi për A2 se gjykata i ka dhënë të drejtë punëtorëve, por ata ende nuk paguhen.

“Ne ofruam gjithçka që të riniste punën rafineria, duke pranuar pagën minimale. Neve na është dhënë e drejta në sallën e gjyqit, por nuk kemi ende zgjidhje. Nuk e dimë më se kujt t’i drejtohemi. Na thonë që jemi fitues, por punëtorët nuk paguhen”, tha Dautaj.

Ditën e djeshme u përshkallëzua në një përleshje me forcat e policisë dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë protesta e naftëtarëve të uzinës së përpunimit të naftës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani