Rishfaqet Navalny dhe poston foto, Kremlini: Të kënaqur po u kthye në Rusi

navalnyi 1100x620

Alexei Navalny ka postuar fotografinë e parë pas helmimit që rrezikoi t’i marrë jetën. Opozitari i pushtetit të Vladimir Putin, në Rusi, e ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen e tij shëndetësore, dhe si pohon vetë ka arritur të marrë frymë në mënyrë të pavarur.

“Nuk arrij të bëj asgjë, por të paktën kam marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, deklaroi Navalny, që sipas autoriteteve shëndetësore gjermane mendojnë se është helmuar me Noviçok, një nga agjentët helmues më të rrezikshëm të krijuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Por helmimi nuk është pranuar kurrë nga autoritetet ruse, që madje kanë deklaruar se disidenti nuk kishte shenja të helmit kur la vendlindjen për Gjermaninë, në gjendje kritike. Kremlini ka deklaruar gjithsesi se dëshironte që Navalny të kthehej në Rusi. “Çdo nënshtetas rus është i lirë të lërë vendin e tij dhe të kthehet. Në qoftë se gjendja shëndetësore e shtetasit rus do të përmirësohet, atëherë, normalisht, të gjithë do të jemi të kënaqur, deklaroi Dimitri Pescov, zëdhënësi i Kremlinit, pa iu referuar asnjëherë “armikut” politik të Vladimir Putin.