Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrogozhinë, gjendet i vdekur në makinë 33-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 07:58 | Kronikë
Rrogozhinë, gjendet i vdekur në makinë 33-vjeçari

Një person është gjetur i vdekur sot në mëngjes në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet K.K., i cili është gjetur nga forcat e rendit pa shenja jete në automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinballaj dhe policia mendon se vdekja është pasojë e përdorimit të një  arme zjarri.

Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë, ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë