Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkollat “Covid” në Tiranë, 12 mësues dhe 3 nxënës të infektuar

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 16:25 | Aktualitet
Shkollat “Covid” në Tiranë, 12 mësues dhe 3

Rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të shtojë vatrat e reja dhe infektimet nga koronavirusi. Që në ditët e para të procesit mësimor, 12 mësues dhe 3 nxënës në Tiranë kanë rezultuar pozitivë dhe po mbahen në izolim. Vatrat e krijuara në tre shkolla publike po ndiqen nga specialistët të cilët kanë kryer hetimin dhe gjurmimin e personave të kontaktit.

“Në shkollën “Jeronim De Rada” ka dalë një vatër me disa mësues pozitivë. Janë marrë masat dhe është bërë hetimi i thelluar. Janë në izolim personat pozitivë dhe rastet e kontaktit. Në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, ka 2 mësues te prekur dhe 1 në shkollën "17 Shkurt" . Po ashtu, kemi pasur 3 nxënës, por që janë izoluar para fillimit të mësimit”, shprehet Abikela Prejsi, shefe e epidemiologjisë, NJVKSH.

Me rifillimin e mësimit vëmendja është përqendruar në institucionet arsimore. Në çdo shkollë janë vendosur mjekë dhe epidemiologë për të monitoruar gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe mësuesve. Por, në këtë periudhë prag virozash prindërit dhe mjekët do ta kenë të vështirë për të  ndarë gripin sezonal nga Covid-19. Çfarë shenjash duhet të ketë fëmija që mos dërgohet në shkollë?

“Studimet e fundit tregojnë se klinika e fëmijëve është atipike. Është e ngjashme me gripin normal, rrufë, temperaturë, këputje dhe lodhje. Çdo ndryshim i gjendjes së fëmijës duhet të jetë alarm në këtë periudhë pandemie. Në këtë moment fëmija i dyshuar dhe e gjithë familja e tij do të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundimin e hetimit epidemiologjik”.

Për çdo rast izolimi, qëndrimi i fëmijëve dhe familjarëve në shtëpi do të justifikohet me raportin për Covid-19 që lëshohet nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Ndërkaq, epidemiologët kërkojnë nga shkollat dhe prindërit zbatimin me korrektësi të gjitha protokollet mbrojtëse. Grumbullimet para këtyre institucioneve dhe mosrespektimi i masave mund të çojnë në përhapje të virusit.

https://a2news.com/2020/09/15/koronavirusi-ne-shqiperi-ulet-numri-i-rasteve-te-reja-2-te-vdekur/

A2 CNN Livestream

Dita jonë