Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria me 'vonesë', Gjipali: Tryeza pak shanse këtë vit, mund të ndahemi nga RMV

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 21:03 | Politikë
Shqipëria me 'vonesë', Gjipali: Tryeza pak shanse

Vullnet i mirë dhe fjalë shumë, por pak rezultate. Shqipëria po i bën ngadalë detyrat e shtëpisë të caktuara nga Këshilli Europian më 25 mars kur u zyrtarizua vendimi për hapjen e negociatave me Brukselin.

Kjo, sipas ekspertit të çështjeve të integrimit, Gledis Gjipali, nga “European Movement Albania” do të përkthehet në minimizim shansesh për një tryezë ndërqeveritare brenda këtij viti.

Nëse në mars rruga jonë nuk u nda me atë të Maqedonisë së Veriut, gjasat për Gjipalin nuk premtojnë të njëjtën gjë tani, pasi fqinji ynë ka ndërruar marrshin në korsinë e integrimit.

Drejtuesi i “European Movement Albania” nënvizon faktin se vendet skeptike si Holanda apo Gjermania nuk mund të binden me premtime, por duan rezultate konkrete. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë