Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tryeza e parë ndërqeveritare, Holanda: Plotësoni kriteret, duhet më shumë progres

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 12:18 | Politikë
Tryeza e parë ndërqeveritare, Holanda: Plotësoni kriteret, duhet

Teksa Tirana dhe Brukseli po shpresojnë realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëri-BE, në muajin dhjetor, qeveria holandeze tregohet e kujdesshme duke mos dhënë një datë, duke e lënë afatin në varësi të plotësimit të kushteve nga vendi ynë.

Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, në përgjigje të A2 se si i vlerëson reformat e kryera nga Shqipëria dhe a e sheh të realizueshme afatin e dhjetorit, tha se kushtet e vëna nga Këshilli Europian në mars janë të qarta dhe duhen plotësuar: “Konkluzionet dhe kushtet e Këshillit të dakordësuara dhe caktuara në mars të këtij viti janë të qarta. Shqipëria vijon të zbatojë reformat e kërkuara. Në të njëjtën kohë, është i nevojshëm më shumë përparim. Mbajtja e tryezës së parë ndërqeveritare, BE-Shqipëri, varet nga koha kur kushtet do të jenë plotësuar. Qeveria holandeze vijon të mbajë të informuar Parlamentin, në mënyrë të vazhdueshme, dhe procesi i zgjerimit është një nga çështjet që diskutohet vazhdimisht”.

Burime të A2 konfirmuan se Ministria e Jashtme e Holandës ka informuar Parlamentin holandez më 4 shtator mbi ecurinë e Shqipërisë mbi procesin e integrimit. Holanda është një nga vendet skeptike për procesin e zgjerimit të BE dhe ka kërkuar që Shqipëria të ketë rezultate të prekshme në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë javës së shkuar, edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Verhelyi, teksa tha se shpresonte për tryezën e parë ndërqeveritare në dhjetor, theksoi se Shqipëria duhet të ketë interes të veçantë për përparim të shtetit të së drejtës, zbatimin e Reformës Zgjedhore dhe frenimin e azilkërkuesve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë