Vedat Muriqi është blerja më e re e Lazios, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i klubit.

MB MURIQI LAZIO VIZITAT MJEKESORE frame 161 1100x620

Sulmuesi zhvilloi vizitat mjekësore në Romë dhe vizitoi qendrën sportive në Formelo, ku në dalje nuk ngurroi të thoshte “Forca Lazio”.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës arriti akord për pesë vjet me klubin e Serie A, ku do të përfitojë 2,2 milionë euro në sezon plus bonuse.

Muriqi, i blerë për 20 milionë euro nga Fenerbahçe u kthye menjëherë në Turqi dhe tashmë do të presë procedurat burokratike për lejen e punës. Sulmuesi pritet që të premten të jetë nën urdhërat e trajnerit Inzaghi.