Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë, procedohet penalisht 50-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 13:09 | Kronikë
Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë, procedohet penalisht

Policia e Durrësit njoftoi se ka shoqëruar në komisariat një 50-vjeçar pas publikimit në rrjete sociale të disa fotove ku shihej një qen që tërhiqej zvarrë nga një makinë.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip "Renault", shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth”, lexohet në komunikatën e policisë.

50-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale keqtrajtim i kafshëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

https://a2news.com/2020/09/15/ngjarje-e-shemtuar-ne-durres-vret-qenin-duke-e-terhequr-zvarre-me-makine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani