Yuri Kim në depot e municionit në Batalionin Xhenios

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadoren Yuri Kim kanë inspektuar punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes. Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.

Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurt”, shkroi Xhaçka ndërsa bashkëngjitur ndau edhe disa foto.