62 000 euro për të luajtur video-lojëra me gara, Aston Martin nxjerr në treg simulatorin luksoz

Aston Martin ka prezantuar një simulator për video-lojëra me gara që do të kushtojë sa një makinë luksoze.

Marka e famshme britanike e makinave e ka prodhuar simulatorin AMR-C01 me fibër karboni dhe për këtë arsye do të kushtojë 62 000 euro.

Sipas Aston Martin, AMR-C01 është perfekt për një dhomë luksi video-lojërash.