“Autostrada e paqes”, Hoti mirëpret vendimin e SHBA për rrugën Nish-Prishtinë

hoti 1100x620

Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Banka për Import-Eksport kanë rënë dakord të ndihmojnë në financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”.

“Ky projekt do të lidhë Nishin me Prishtinën dhe është parë si një çështje kyçe në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, theksohet në një njoftim zyrtar.

Ndërkohë, Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Banka për Import-Eksport do të dërgojnë dy delegacione në Prishtinë dhe Beograd për të punuar lidhur me “Autostradën e Paqes” dhe projekte të tjera.

Vendimi është përshëndetur edhe nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai thekson se ky projekt do të lidhë Nishin me Prishtinën dhe e konsideron atë si një lajm të mirë drejt përmbushjes së normalizimit ekonomik mes vendeve.