“Dialogu është zgjidhja”, Rama: Shembulli më i mirë është marrëveshja Greqi-Maqedoni e Veriut

NEWS SHOW TIME frame 2828 1100x620

Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog. Ky është mesazhi që kryeministri shqiptar Edi Rama përcolli nga forumi i “The Economist” në Athinë. Për ta ilustruar, shembullin e gjeti shumë pranë Shqipërisë, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Megjithatë, besoj se ka një potencial për të çliruar e për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj që lajmi më i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument. Një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe është zgjidhja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte historike dhe një mësim për të gjithë”, tha Rama.