Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Diskutimet për asociacionin në Bruksel, Thaçi: Hap i rrezikshëm, Kuvendi të bllokojë Hotin

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 15:41 | Kosova
Diskutimet për asociacionin në Bruksel, Thaçi: Hap i

Presidenti Hashim Thaçi i kërkon Kuvendit të Kosovës të ndalojë kryeministrit Avdullah Hoti që të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës në dialogun me Serbinë, në Bruksel.

Të enjten, pritet të zhvillohen bisedime në nivel ekspertësh lidhur me asociacionin e komunave serbe dhe pretendimet financiare dhe pronësore. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i shtetit tha se hapja e temave të tilla është një gabim shumë i madh dhe i rrezikshëm i qeverisë së Kosovës. Sipas tij, diskutimi për asociacionin do të shënonte fillimin e instalimit të republikës serbe në Kosovë, ndërsa vënia në tryezë e çështjes së pronave, bie në kundërshti me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ai i kërkon Kuvendit të bllokojë Hotin. Në një prononcim më herët, Thaçi i cilësoi bisedimet si të rrezikshme dhe si një goditje për shtetësinë e vendit.

Por, kryeministri Avdullah Hoti thekson se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë asociacion të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

Formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është parashikuar me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Në tetor të vitit 2015, ujdia u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga. Gjykata vlerësoi se Marrëveshja për asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, Kushtetuesja përcakton se parimet mund të harmonizohen me akt ligjor të qeverisë së Kosovës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani