E tradhtoi gjatë gjithë kohës, Cardi B kërkon divorcin nga reperi Offset

Cardi B ka kërkuar divorcin nga reperi Offset pas vetëm 3 vitesh martesë.

Çifti u martua në mënyrë të fshehtë në vitin 2017 dhe kanë një vajzë 2-vjeçare.

Sipas “People”, arsyeja e divorcit është tradhtia e Offset.

“Ai e ka tradhtuar pothuajse gjatë gjithë kohës, por Cardi B ka mbyllur një sy për shkak të vajzës. Gjithashtu, i vinte zor. Por, kupa u mbush”, tha burimi për revistën amerikane.