Europa League, 6 ekipe shqiptare zbresin në fushë

kukesi 600x338

Gjashtë skuadra shqiptare nga të gjitha trojet, zbresin në fushë këtë të enjte, për ndeshjet e turit të dytë eliminator të Europa League.

Renova luan prej orës 15:30 ndaj kroatëve të Hajdukut të Splitit, ndërsa pak minuta më pas Teuta do të ndeshet me spanjollët e Granada-s në “Niko Dovana” të Durrësit.

Shkëndija e Tetovës ka transfertën në Rumani me Botosanin, të vetëdijshëm se kualifikimi mund t’i vendosë përballë gjigandëve anglezë të Totenham-it.

Në 19:00, Laçi luan ndaj Hapoel Ber Shevà në Elbasan Arena, ndërsa prej orës 20:00 Drita, kampione e Kosovës, sfidon Sileksin në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtin orar, Kukësi përballet në Arenën Kombëtare me Volfsburgun. Trajneri i ekipit të Bundesligës gjermane, Oliver Glasner deklaroi se megjithë respektin për Kukësin, “ujqërit” vijnë në Tiranë për fitore dhe për t’u kualifikuar më tej.