Ish-kryeprokurori dhe ish-kryetarja e KQZ, kandidatë për institucionet e reja zgjedhore

KQZ MBULIM frame 816 1100x620 1 1100x620

Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi, kanë disa nga juristët që kanë kandiduar për pozicionet e krijuara në institucionet e reja elektorale, pas ndryshimeve kushtetuese që u bënë pas marrëveshjes së 5 qershorit, mes shumicës socialiste dhe opozitës jashtë Parlamentit.

Lista e kandidaturave

Naim Mecallara, Dinela Beqiraj, Durim Grabova, Irsa Ruci, Arben Xhiku, Agim Paskali, Farie Osmani, Anjeza Dazmajli, Spiro Maliqi, Arenc Çela, Odeta Beriberi, Halil Hyseni, Lefteri Lleshi, Ledio Braho, Hysen Osmani, Edlira Karafili, Perparim Shullazi, Theodhori Sollaku, Lealba Pelinku, Haki Mustafa, Laureta Bregasi, Odeta Seferaj, Lindita Tako, Kameron Salillari.

Pozicionet e reja të krijuara janë ato të Komisonerit dhe Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, anëtarëve në Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, struktura me 5 anëtarë secila.

Kandidaturat do të shqyrtohen nga një komision i përbashkët, i drejtuar nga Damian Gjiknuri, ndërsa opozita ka emëruar Oerd Bylykbashin si përfaqësues në këtë komision. Nënkomisioneri i zgjedhjeve do të propozohet nga opozita, sipas marrëveshjes politike të 5 qershorit. Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, afati final për ngritjen e KQZ së re, një strukturë me tri nivele, është 19 tetori.