Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

KED i hap rrugën një kandidati të Metës për në Kushtetuese, kërkesa e Dvoranit nuk merret parasysh

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 20:42 | Aktualitet
KED i hap rrugën një kandidati të Metës për në

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka hapur rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese vetëm një kandidati të shpallur nga presidenti, ndërsa rihapi garën për një vakancë të Kuvendit dhe të Presidentit për këtë institucion të lartë të drejtësisë.

Në mbledhjen e së mërkurës, KED njofton se pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave vendosi lejimin e kandidimit të Altin Binaj për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kandidaturë e shpallur nga Ilir Meta, ndërsa ndaloi vijimin e kandidimit për më tej të Artan Spahiu dhe Dedë Kasnecit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po ashtu përfundoi procedurën e verifikimit për Gentian Mete, i cili u tërhoq nga gara dhe bëri me dije se të gjitha arsyetimet për vendimmarrjen do të publikohen shumë shpejt në faqen e saj zyrtare.

Po ashtu KED vendosi të njoftojë Presidentit dhe Kuvendin për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese

Për sa i përket çështjes së Ardian Dvorani i cili kërkoi rikthimin e këtij në këtë institucion, KED bëri me dije se kjo kërkesë nuk është pjesë e veprimtarisë së saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli