Koronavirusi, ministri italian: Njerëzimi do ta fitojë ndeshjen për gjetjen e vaksinës

193556766 18c9c82b e188 4c9d aaaf c285724ad048 600x338

“Është duke u bërë një punë e paprecedentë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit dhe besoj se kjo gjë do të na çojë në sukses”. Kjo ishte deklarata e ministrit italian të Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili shtoi se “Këtë ndeshje, njerëzimi do ta fitojë”.

Kreu i sektorit më të rëndësishëm në këto momente në të gjithë botën u shpreh se nuk e di nëse do të jetë vaksina e AstraZeneca apo e ndonjë kompanie tjetër, por e rëndësishme është që të gjithë duan një vaksinë efikase dhe të sigurt në kohën më të shkurtër.

Speranza premtoi se nuk do të autorizojë asnjë vaksinë që nuk i ka kaluar të gjitha hapat e testimeve në mënyrë të përpiktë.