Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbi 5 milionë të prekur në Indi, OBSH: Bota është ende në fillimet e pandemisë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 14:18 | Bota
Mbi 5 milionë të prekur në Indi, OBSH: Bota është ende

Jemi ende në fillimet e pandemisë. Pohimi vjen nga i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro, gjatë një seance dëgjimore në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

 “Është shumë më keq se çdo libër fantashkence mbi pandeminë. Situata është shumë serioze dhe nuk jemi akoma as në gjysmë, por jemi ende në fillimet e pandemisë”, deklaroi Nabarro.

Si për të konfirmuar këtë qëndrim janë të dhënat që raportohen nga vende të ndryshme të botës, ku niveli i përhapjes së Covid-19 po rritet ndjeshëm. India i tejkaloi 5 milionë rastet me koronavirus, teksa ministria e shëndetit raportoi më shumë se 90 mijë të infektuar në 24 orët e fundit.

I lartë mbetet dhe bilanci i viktimave me 82 mijë jetë të humbura. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se niveli i vdekshmërisë do të shtohet në javët e ardhshme, por autoritetet përjashtojnë mundësinë e një izolimi të dytë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e vendeve më të prekura të botës. Shkencëtarët kanë konfirmuar se virusi ka qarkulluar në SHBA që prej 22 dhjetorit të 2019-ës. Rasti i parë është një qytetar nga Uashingtoni që kishte vizituar Wuhanin në Kinë. Për të luftuar pandeminë, presidenti amerikan, Donald Trump, lajmëroi se vaksina mund të jetë e gatshme për 3 ose 4 javë. Por ekziston frika se procesi për vaksinën të jetë përshpejtuar me qëllim për të ndikuar votën për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë