Messi rikthehet spektakolar, dy gola dhe shtrëngim duarsh me Koeman

Messi ii 1100x620

Lionel Messi është rikthyer ai i ditëve më të mira me skuadrën e Barcelonës. Ylli argjentinas duket se i ka lënë pas krahëve përplasjet e zhurmshme me klubit, deri aty sa kërkoi edhe largimin nga skuadra që ka fituar gjithçka.

Edhe pse në një ndeshje miqësore, 33-vjeçari ishte protagonist kryesor në triumfon 3-1 ndaj Girona-s.

Ai organizoi golin e parë, duke dhënë një pasim të magjishëm, ndërsa më pas realizoi edhe dy gola fantastik. Fillimisht një goditje perfekte me këmbën e djathtë nga jashtë zone e më pas një goditje me të majtën e tij të preferuar.

Në fund, si për të treguar se hatërmbetjet tashmë janë lënë pas, një shtrëngim duarsh me trajnerin e ri Koeman.