Ndikimi i pandemisë, turizmi i goditur më rëndë, ndërtimi shënoi rritje

MBULIM SEKTORET frame 28 1100x620

Turizmi është sektori që është goditur më fort nga pandemia dhe ka humbjet më të mëdha në xhiro dhe shkurtim stafi.

Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e dytë të këtij viti, shitjet për agjencitë e udhëtimit ranë me 85.6%, për hotelet ranë me 63%, ndërsa për baret dhe restorantet me 55.2%.

Rrjedhimisht këta ishin edhe sektorët që shkurtuan më shumë vende pune për këtë periudhë.

Një goditje të madhe mori edhe sektori i transportit, ndërsa tregtia dhe teknologjitë e informacionit patën një tkurrje më të lehtë.

Ndërkohë në industri, rënien më të fortë të xhiros, prodhimit dhe punësimit e pati industria nxjerrëse, ndikuar edhe nga kolapsi i çmimeve të naftës në bursa. Për industrinë përpunuese, ku përfshihen fasonët dhe kompani të tjera eksportuese, rënia e xhiros ishte në nivelin e 16.1%.

Sakaq, ndërtimi është sektori i vetëm që për periudhën Prill-Qershor ka regjistruar rritje në të gjithë treguesit, ndikuar nga procesi i rindërtimit pas tërmetit.