Ndryshimi radikal i ish-futbollistit të Chelsea

Është vetëm 41 vjeç, por në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Mateja Kezman duket si Tom Hanks në filmin “Cast Away”.

Ish-futbollisti, që shkëlqeu me PSV Eindhoven dhe u ble më pas nga Chelsea, nuk njihet fare dhe tifozët e futbollit e kanë shprehur hapur habinë e tyre me këtë ndryshim të serbit, që 8 vite më parë ishte futbollist profesionist.

Ish-lojtari serb ka luajtur edhe në Spanjë me Atletico Madrid dhe në Francë me PSG. Më pas, luajti në Turqi me Fenerbahçen, përpara se të kalonte në Hong Kong dhe të varte këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 të vdekur
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 të vdekur
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 të vdekur