Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Nuk ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet e njëri-tjetrit më mirë”. Viti i Ri hebraik bën bashkë politikën e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 13:21 | Kosova
“Nuk ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet e njëri-tjetrit

Viti i Ri hebraik bëri bashkë spektrin politik të Kosovës. Në një event të organizuar për këtë festë, morën pjesë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqësues të partive të tjera. Temë kryesore natyrisht ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit që erdhi përmes marrëveshjes historike të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Është festë që shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael”, tha kryeministri Avdullah Hoti. “Komuniteti hebraik i Kosovës është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie”.

“Nuk ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet e njëri-tjetrit më mirë sesa populli ynë dhe populli i Izraelit”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, iu drejtua popullit të Kosovës me një letër për “Rosh Hashanah”, festë që njihet si Viti i Ri hebraik. Ai thotë se po i zgjat dorën e miqësisë popullit të Kosovës, teksa vlerëson se zhvillimet mes Izraelit dhe Kosovës mund të jenë pikënisje të një epoke të re.

A2 CNN Livestream

Dita jonë