Nuk ka qetësi, pas zjarreve, uragani godet SHBA

Uragani Sally goditi brigjet e Alabamës dhe Florida duke shkulur pemë, përmbytur rrugë dhe duke lënë qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Guvernatori i Alabamës iu bëri thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë banesave për të kontrolluar dëmet, përjashto rastet ekstreme, pasi mund të rrezikohen në çdo çast nga rrëzimi i pemëve.

Erërat që lëvizin me 125 km për orë kanë shkaktuar dëme materiale që mund të kapin vlerën deri 3 miliardë dollarëve dhe kjo shifër mund të shtohet nëse shirat vazhdojnë.

Uragani Sally është i 18-i që prek këtë vit vendet buzë Atlantikut dhe e 7-a stuhi tropikale që godet Shtetet e Bashkuara.