Pa rrugë, pa ndriçim, pa ujë, Vlora turistike me lagje si në mesjetë

Vlora turistike e promovuar me Lungomaren dhe bulevardin e rikonstruktuar, fsheh në brendësi te saj probleme serioze për banorët. Një shembull konkret i kësaj situate është një nga lagjet më të vjetra të qytetit, “1 Maji”.

Pa rrugë, pa ndriçim, pa ujë të pijshëm, banorët e kësaj lagje ndihen të harruar dhe nuk dinë se për çfarë të ankohen më parë. E ndërsa për rrugë e ndriçim ndihen të pafuqishëm, dhe presin prej dekadash dorën e shtetit, për furnizimin me ujë, banorët duket se i janë rikthyer kohërave të vjetra duke hapur puse në oborret e tyre.

Ndërsa Bashkia e qytetit, përveç premtimeve elektorale, nuk ka bërë gjë në këtë lagjë të pluhurosur në verë dhe të baltosur në dimër.