Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia koronavirus, Europa me masa strikte për të frenuar përhapjen

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 17:07 | Bota
Pandemia koronavirus, Europa me masa strikte për të frenuar

Vende të ndryshme të Europës po vendosin masa strikte kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid-19, pas rritjes së rasteve të reja.

Numri i të infektuarve në kontinentin e vjetër shkoi në 4.8 milionë, sipas të dhënave të grumbulluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Autoritetet në Francë, raportuan rreth 8 mijë raste të reja, duke e çuar totalin e të prekurve në mbi 433 mijë, ndërsa bilanci i viktimave shkoi në 31 mijë.

Duke marrë shkas nga piku i ri i pandemisë Marseja dhe Bordoja njoftuar masa të reja duke kufizuar numrin e personave që mund të mblidhen bashkë. Mbi 80 shkolla janë mbyllur përkohësisht në Francë pasi rezultuan raste të infektuarish me koronavirus.

Pas rritjes së nivelit të përhapjes, edhe Polonia ka shtuar masat kufizuese. Qeveria zgjati urdhrin për të ndaluar fluturimet ndërkombëtare me 31 shtete, përfshirë Francën, SHBA-të, Spanjën dhe Brazilin.

Edhe qeveria e Greqisë njoftoi shtimin e masave parandaluese në rajonin e Atikës, ku raportohet vatra më e madhe e përhapjes së infeksionit. Përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm në ambiente të mbyllura dhe hapësira private ndërsa kinematë e teatrot do të operojnë me një maksimum prej 60% të kapacitetit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë