Pano Soko tregon në “Dita jonë” pse u krijua Nisma

Pano Soko, pjesëtar i “Nisma”, tregoi në studion e “Dita jonë”, në A2, se pse u krijua kjo parti e re.

“Sot njerëzit kanë dy zgjedhje: rrinë në Shqipëri ose ikin nga Shqipëria. Unë nuk kam më moshë për të shkuar emigrant dhe për ta nisur nga e para. Nëse jam i detyruar që të jetoj këtu, kam detyrën që gjendja të ndryshojë. Unë mendoja se nëse presioni civil është i mjaftueshëm, gjërat mund të ndryshohen dhe nga jashtë. Por, që të jemi të sinqertë, nuk kemi funksionuar. Kemi arritje të konsiderueshme, por këto arritje janë thërrime. Mësova se kur qëndron jashtë mund të zgjidhësh vetëm gjërat e vogla”, tha Soko.

Sipas tij, gjëja e parë që duhet bërë është ndërtimi i shtetit: “Ne nuk kemi institucione, kemi njerëz. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ndërtojmë shtetin. Së dyti, duhet të kemi pushtete që kontrollojnë njëri-tjetrin”.

“Ne nuk jemi as të majtë e as të djathtë sepse duhet të ketë shtet njëherë që të funksionojë e majta apo e djathta. Pa pasur shtet, nuk flitet dot për të majtë e të djathtë. Ne jemi te ata që duan të ndërtojnë në fillim shtetin”, shtoi Soko.

Pano Soko sqaroi edhe çështjen e kryetarit të partisë: “Jemi një grupim karakteresh dhe për ta bërë sa më të ndershme këtë gjë, vendosëm t’i jepnim formën më demokratike të mundshme. Do të shkojmë në zgjedhje pa kryetar dhe kush merr më shumë vota, do të bëhet kryetar. Kush del i dyti do të bëhet kryetar pas 4 vitesh. Kështu do të mbahet kohezioni i grupit”.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 të vdekur
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 të vdekur
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 të vdekur