Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përballja me Wolfsburg, mesfushori gjerman sfidon Kukësin e bashkëshortes së tij

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 13:07 | Futboll

Kukësi përballet këtë të enjte me Wolsburg në turin e dytë të Europa League dhe emocionet për një sfidë me të tillë kundërshtarë janë padyshim të veçanta.

Megjithatë, sfida në stadiumin e ri kombëtar është akoma më speciale për një nga futbollistët e skuadrës gjermane i cili ka një arsye jo të vogël. Renato Shtefen, mesfushori i Wolfsburg, jeton bashkë me një vajzë shqiptare e cila quhet Qëndresa e me të cilën është martuar një vit më parë.

Ai ka rrëfyer për mediat gjermane sesi po e përjeton këtë përballje, jetën e re me shqiptaren, si dhe keqardhjen për mungesën e tifozëve në stadium.

“Vendlindja e bashkëshortes sime është vetëm një orë larg Kukësit. Ajo mendon se është e tepruar që ndeshja të luhet pa spektatorë. Ndryshe disa miq të saj do të vinin dhe unë kisha përgatitur rreth 30 fanella për t’ia dhuruar. Të vjen keq për këtë. Më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje. Gjithsesi, më e rëndësishmja është që ne të kthehemi në Gjermani me fitore dhe të kalojmë në turin tjetër”, thotë futbollisti gjerman.

Kjo do të jetë hera e tretë që mesfushori zviceran viziton Shqipërinë, pas pushimeve që ka kaluar dy herë në vendin tonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë