PSG merr fitoren e parë në Ligue 1, lojtarët vijojnë të “skuqen”

f2140a3ea0c72a3380f0339450d3a847o2 1100x620

Paris Saint Germain ka marrë më në fund 3 pikëshin e parë në javën e tretë të kampionatit francez të futbollit, një nisje e keqe kjo që nuk ishte shënuar për kryeqytetasit për vite me radhë.

Vendasit arritën të fitonin me rezultatin e ngushtë 1-0 ndeshjen përballë modestëve të Metz, në një takim që rezultonte i lehtë në letër, por në fakt nuk ishte kështu.

Të kushtëzuar nga mungesat e shumta, tashmë edhe nga kartonët e kuq të ndeshjes përballë Marseille, PSG arriti ta zhbllokonte takimin vetëm në minutën e 93 falë gjermanit të Draxler.

Djemtë e Tuchel nuk janë të qetë dhe e treguan këtë edhe në këtë ndeshje ku Diallo u ndëshkua sërish me të karton kuq, duke i lënë të tijtë me 10 lojtarë për më shumë se 30 minuta.