Rikthehen tifozët, Gjermania rihap stadiumet me 20% të kapaciteteve

tifozet gjermani  1100x620

Bundesliga gjermane rikthehet këtë fundjavë e bashkë me të do të rikthehen edhe tifozët. Jo si në të kaluarën, por një numër i limituar mbështetësish do të kenë mundësinë të ndjekin nga pranë skuadrat e tyre.

Autoritetet gjermane e lejuan diçka të tillë në disa prej ndeshjeve të Kupës, por tashmë ka dakordësi në të gjitha rajonet dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në kampionat.

Java e parë e kampionatit gjerman nis me duelin interesant mes kampionëve të Gjermanisë, Bayern dhe Schalke, sfidë e cilado të luhet ditën e premte në orën 20:30. Kjo do të jetë hera e parë që ndeshjet e Bundesligës do të kenë publik që prej muajt mars, në momentin e shpërthimit të pandemisë në Evropë, e cila pezulloi futbollin dhe jo vetëm për shumë javë.

Tifozët që do të kenë fatin të sigurojnë një biletë për ndeshjet e ardhshme do të mbushin vetëm 20 për qind të kapacitetit të stadiumit, kjo për të pasur distancën e nevojshme nga njëri-tjetri.

Rihapja e stadiumeve në Gjermani, do të jetë një test 6 javët e para, për të parë nëse gjithçka do të funksionojë sipas protokolleve të higjienës.