Rritet numri i të infektuarve me Covid në Malin e Zi

mali zi 1100x620

E ndërsa në vendet e tjera të rajonit ka nisur një trend ulës i rasteve të reja me Covid-19, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Malin e Zi.

Fqinjët tanë kanë raportuar 3 viktima të tjera dhe 230 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Shifra këto që nuk raportoheshin prej disa kohësh në Malin e Zi.

Që nga nisja e pandemisë në Malin e Zi numërohen mbi 7000 të infektuar dhe 123 viktima.