Shpallet projekti fitues për tunelin e Llogarasë

TUNELI I LLOGARASE 1100x620

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.

Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.