Takim me emigrantët në Greqi, Rama: Ju kërkoj falje për mungesën e shërbimeve në ambasadë

rama emigrantet frame 0 1100x620

Edi Rama u ka kërkuar falje emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, për mosmarrjen e duhur të shërbimeve nga ambasada jonë atje.

Kreu i qeverisë prezantoi edhe ambasadoren e re Luela Hajdaraga, ndërsa premtoi se brenda vitit, do të ketë më shumë shërbime online.

“Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet, por kjo nuk është për t’ia lënë asaj, kjo është përgjegjësia jonë dhe iu kërkoj ndjesë për të gjithë pasojat e shërbimit jo dinjitoz.

Një vajzë që unë e njoh personalisht, e përkushtuar. Ka punuar për disa vite në kryeministri. I vetmi mesazh që i kam dhënë është që të ketë prioritet shqiptarët që janë në Greqi.