Tjetër mësuese e infektuar me koronavirus në Gramsh

gramsh11 1100x620

Shkon në 4 numri i stafit pedagogjik të infektuar me koronavirus në qytetin e Gramshit.

Ditën e mërkurë, rezultatet e testimit me tampon nxorrën pozitive me virusin Sars-Cov-2 një mësuese në shkollën “35 vjetori”, ndërkohë që ende është e paqartë se ku është infektuar.

Ekipet epidemiologjike vijojnë punën për zbulimin e kontakteve që mësuesja mund të ketë pasur. Gjatë ditës së djeshme, po ashtu është konfirmuar pozitive me COVID-19 edhe psikologia e shkollës.