Vrasja e 34-vjeçares në Bathore, autori arrestohet në Lushnje

pranga 600x338

Është arrestuar autori i vrasjes së një 34-vjeçareje mbrëmjen e djeshme, në Bathore.

Policia e ka vënë në pranga 31-vjeçarin me iniciale Agron Tanushi. në një lagje të Lushnjes.

Ky shtetas, si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish-kunatën e tij, shtetasen me iniciale Jetmira Hasani, 34 vjeç.