9 raste të reja me koronavirus në Elbasan, mes tyre një mësues dhe një farmacist

Shkollat covidi tirane koronavirusi nisja  1100x620
Foto ilustruese

Burime për A2 kanë bërë të ditur se 9 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se mes të infektuarve është edhe një mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani” dhe një farmacist.

Aktualisht, shkon në 8 numri i mësuesve të infektuar në ZVA Elbasan, që përfshin 3 bashki. Një ditë më parë është konfirmuar një tjetër mësues në Gramsh, ku numri në total ka shkuar 4.