Alcantara te Liverpool për 30 milionë euro, Bale kthehet te Tottenham, e paguan Reali

bale thiago 1100x620

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Thiago Alcantara mund të quhet lojtar i ri i Liverpool. Kampionët e Anglisë do të paguajnë rreth 30 milionë euro për mesfushorin, që me Bayern fitoi tre trofetë madhorë, duke përfshirë edhe Champions League.

Prej 11 vitesh si profesionist, me Barcelonën dhe Bayern, Alcantara ka fituar gjithmonë titullin përveç sezonit 2011-2012.

Ndërkohë, shtatë vjet pasi u largua për të luajtur te Reali i Madridit, Gareth Bale kthehet në shtëpinë e tij, te Tottenham. Sulmuesi nga Uellsi do të huazohet për një vit te klubi londinez, me kushtin që gjysma e rrogës prej 17 milionë eurosh të paguhet nga Reali i Madridit.

Los Blancos  e blenë në vitin 2013 për 90 milionë euro, por prej sezonit të kaluar Bale cilësohet i panevojshëm.