Ambasadorja e Francës: Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale sa më parë

Ambasadorja franceze në vendin tonë, gjatë një vizite në Bashkinë e Korçës, është shprehur se “Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale sa më shpejt”.

“Unë e kam thënë këtë gjë shumë herë. Personalitet politike të të gjithë ngjyrave janë të gjithë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një sërë problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese. Unë nuk pranoj të zëvendësoj autoritetet shqiptare sepse vetë ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, tha Christina Vasak.