Dënohet me 4 vjet burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, PD e mbron

MB DENIMI FRAN FRROKAJ frame 332 1100x620

Gjykata e Lezhës dënoi me 4 vjet burg ish-kryebashkiakun e këtij qyteti, Fran Frrokaj, me akuzën për tjetërsim të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Pas këtij vendimi reagoi Partia Demokratike që i doli në mbrojtje ish-kreut të Bashkisë së Lezhës. “Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri”, thuhet në një reagim të numrit dy të PD, Gazment Bardhi. Sipas sekretarit të përgjithshëm demokrat, “gjykimi në shkallën e parë ka pasur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike”.

Bardhi njofton se Fran Frrokaj do ta apelojë vendimin dhe me këtë rast i bën thirrje organeve të drejtësisë t’i qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.