Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gara për vaksinën, kompanitë farmaceutike hasin sfida të mëdha

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 15:54 | Bota
Gara për vaksinën, kompanitë farmaceutike hasin sfida të

Kompanitë farmaceutike po i afrohen vijës së finishit. Më shumë se 170 vaksina po zhvillohen në të gjithë botën, 8 prej tyre në fazën finale të testimit te njerëzit. Të provojnë se janë efektive, të sigurta dhe të marrin aprovimin e rregullatorit, nuk janë sfidat e vetme.

“Duhet të kemi miliarda doza vaksina, të cilat mund t’i shpërndajmë njerëzve në të gjithë botën. Po investojmë në procesin e prodhimit përpara se të mësojmë nëse kjo vaksinë mund të marrë licencimin dhe nëse mund të përdoret”, u shpreh Kate O’Brien, OBSH.

Qeveritë përreth botës kanë investuar miliarda dollarë te prodhuesit e vaksinave, duke blerë qindra miliona doza, të cilat ndoshta dhe nuk do të funksionojnë. Pfizet, në bashkëpunim me Biontech, planifikojnë të prodhojnë 100 milionë doza të vaksinës së tyre deri në fund të vitit dhe më shumë se 1 miliard vitin tjetër. Për të përmbushur kërkesën, ata kanë vendosur që të hapin disa fabrika prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.

“Gara nuk është kundër njëri-tjetrit, por është kundër virusit”, tha Pamela Swink, Pfizer.

Arritja e një vaksine nuk është fundi i sfidës, etapa e radhës: shpërndarja tek të gjithë njerëzit, në të gjithë botën. Kompanitë pëlqejnë planin e sistemit postar UPS për këtë shërbim. Por lloje të ndryshme të vaksinave kërkojnë kushte të mëdha transportimi dhe magazinimi, një prej sfidave më të mëdha mbetet temperatura. Mbajtja e vaksinës në gjendje funksionale është diçka tepër kritike.

“Ne po e marrim shumë seriozisht faktin që klientët tanë po mbështeten te ne për të zhvendosur çdo dozë dhe të mos humbasë asnjë prej tyre”, u shpreh Wes Wheeler, UPS.

A2 CNN Livestream

Dita jonë