Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjermeni: Rindërtimi, proces që do t’i shkojmë deri në fund

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 13:59 | Politikë
Gjermeni: Rindërtimi, proces që do t’i shkojmë deri në

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, ka deklaruar në studion e “Ditari” në A2 se “rindërtimi është një proces që do t’i shkohet deri në fund”, por që ka nevojë për pak durim.

“Pandemia paralizoi të gjithë botën dhe e ngadalësoi pak këtë proces, por në Thumanë jemi në situatën që ka disa kategori familjesh që jetojnë me bonus qiraje, 500-600 të tjera kanë marrë grant rikonstruksioni, ndërsa familjeve që u janë shkatërruar shtëpitë, po presin ndërtimin tërësisht të ri. Puna ka nisur dhe po punohet pa ndalim. Rindërtimi po bëhet me standarde bashkëkohore dhe do të bëhet një Thumanë tërësisht e re. Angazhimi është maksimal, por duhet edhe pak durim”, tha Gjermeni.

“Fëmijët që nuk mund të shkojnë në shkollat e dëmtuara, po shkojnë në shkolla të tjera dhe u është siguruar transporti. Nuk mund të them se kur do të përfundojë rindërtimi i shkollave, por angazhimi është i madh”, shtoi deputetja socialiste.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Gjermeni tha: “Ky mandat nisi me largimin e opozitës nga Parlamenti, një nga veprimet më të gabuara që është bërë. Sot, është momenti të jemi bashkë për të realizuar Reformën Zgjedhore dhe për të treguar qytetari në ndryshime historike për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse opozita mendon se jemi të frikësuar nga bashkimi opozitar, kjo pjesë është ezauruar. Pjesa e koalicioneve ka përfunduar si diskutim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë