Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, vdes 35-vjeçari në Mirditë

aksidentiii 1 1100x620

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Milot-Morinë.

Në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës, drejtuesi i mjetit Volkswagen, shtetasi me inicialet G.N., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.