Parlamenti miraton Komisionin e Posaçëm për KQZ-në e re

mbulim votim komisioni frame 11183 1100x620

Me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime, Parlamenti ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të filtrojë kandidaturat për KQZ-në e re.

Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti do të përzgjedhin kandidatët në emër të mazhorancës. Edmond Stojku dhe Myslym Murrizi do ta bëjnë këtë në emër të opozitës parlamentare. Dorën e parë në përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re, do ta japë Oerd Bylykbashi i opozitës jashtëparlamentare, i cili rikthehet në kuvend posaçërisht për këtë komision.

Emra të njohur nga të dy kampet janë përfshirë deri tani në garë si Ledio Braho, ish-ministrja teknike Helga Vukaj, ish-drejtori teknik i OSHE-së, Haki Mustafa.

Por edhe ish-prokurori i përgjithshëm, Theodori Sollaku, apo dhe ish-kryetarja dhe anëtari në detyrë i KQZ-së Lefteri Lleshi e Bledar Skënderi, janë pjesë e garës.